Telenews

Haradinaj në Prizren, në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarë

Në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot qëndroi në Prizren.

Bëhet e ditur se ekonomia, çmimet dhe energjia elektrike e deri te dialogu me Serbinë, asociacioni dhe qeverisja aktuale, ishin temat kryesore për të cilat sot ai bashkëbisedoi me prizrenasit.

Sot në Prizren, nisa ciklin e bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës.

Interesimi i prizrenasve ishte i madh, e së bashku biseduam për qeverisjen, situatën ekonomike, çmimet, krizën energjetike, dialogun me Serbinë e të tjera.

Kam pranuar shumë komente nga qytetarët e Prizrenit dhe kam dhënë mendimet e mia për çështjet me të cilat ata preokupohen.

Kur bisedojmë bashkë, jemi më afër halleve të njëri-tjetrit, rrjedhimisht jemi më afër zgjidhjeve për to”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngajshme

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj