Telenews

HARADINAJ NË VIZITË TE OVL-UÇK: E VËRTETA E KATEGORIVE TË LIRISË ËSHTË E TË GJITHË NEVE

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kategoritë e lirisë janë krenaria jonë.
“Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, ata janë themeli ynë për të ardhmen.
“Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen. E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh. Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat”, ka thënë Haradinaj. /teve1.info/

Të ngajshme

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Valjeta Turkaj

Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës

Valjeta Turkaj

Vdes një 29-vjeçar pas aksidentit ndërmjet një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Valjeta Turkaj