Telenews

Haradinaj njofton se Bekë Berisha do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se deputeti Bekë Berisha do të garojë për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e cilësoi Berishën si një njohës të mirë të kryeqytetit dhe një figurë të përgatitur.

“E kemi identifikuar kolegun tonë Bekë Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës me shumë mandate, për kandidat për Prishtinë”, tha Haradinaj në T7.

“Jeton në Prishtinë që nga paslufta, është mjaft i integrun, i njeh specfikat e qytetit. Beka është mjaft i ngritur, inteligjent e intelektual, por nuk e ekspozon”.

Të ngajshme

Në këtë orë falet Kurban Bajrami

KushtrimGuraj

Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

Valjeta Turkaj

Myftiu Tërnava uron besimtarët për Kurban Bajram

Valjeta Turkaj