Telenews

Haradinaj pas takimit me Kurtin: Marrëveshjet një nga një me Serbinë të dëmshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrin Albin Kurti që të kërkojë që përgjegjësinë për dialogun Kosovë-Serbi ta marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Joe Biden.

“Ia thashë Kurtit që BE e ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat politike kanë ndryshuar, BE nuk është më në neutral, është në luftë me Rusinë, tash është koha që portfolion e dialogut me kalu te presidenti i SHBA-së, Joe Biden”, tha Haradinaj.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Haradinaj tha se ai duhet të ketë fokus të veçantë në integritetin territorial të vendit, sovranitetin dhe kushtetueshmërinë.

Ndërkohë, theksoi se marrëveshjet një nga një me Serbinë janë të dëmshme.

“Ia kam tërhequr vërejtjen Kurtit në këtë rast për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një dhe rrezikun që nëse një herë Serbia arrin ndonjë sukses me marrëveshjen e asociacionit, që të zhduket nga tavolina, pra të mos vazhdojë më dialogun. Këtë e ka bërë edhe në Rambuje, edhe në kohën e Ahtisaarit, në momentin që i ka arrit disa përfitime, është largu nga tavolina dhe nga marrëveshja”, tha Haradinaj.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 17 shtator

Rrezarta Ramaj

Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Yllka Gashi

Muharremi bën thirrje për qetësi: Protestë po, dhunë e vandalizëm jo

Yllka Gashi