Telenews

Haradinaj për masakrën e Llashticës: Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tre javëshe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Llashticës në Gjilan.

Haradinaj i ka nderuar gjithashtu edhe 26 martirët e rënë nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999.

Kreu i AAK-së është shprehur se armiku, okupatori serb, nuk e kishte kursyer askënd dhe asnjë moshë, përfshirë këtu edhe foshnjën tre javëshe.

“Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tre javëshe, fëmijë nga prehëri i nanës, pleq e çkado që i dilte para”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se kalendari ka shumë data dhe ngjarje që e kanë bërë kthesen e madhe historike.

Ai ka shtuar: “Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës në secilën etapë të historisë sonë!”.

source

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta