Telenews

Haradinaj për operacionin në Veri: Çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi është humbje për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për operacionin e ditës së diel në Veri të Mitrovicës.

Sipas tij, “çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën”.

Haradinaj ka theksuar se veprimet e sigurisë për shtrirje të sovranitetit së pari duhet të studiohen dhe të analizohen mirë, ai është shprehur se “Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente”.

Po ashtu, i pari i AAK-së, ka thënë se afati për shtyrjen e vendimit për reciprocitet prej 30 ditësh duhet të shfrytëzohet me seriozitet.

Sipas Haradinajt “Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri”.

Në fund, ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta miratojë ligjin për paga, ligjet për sigurim shëndetësor e pensional.

Ndërkaq, Kanë filluar të largohen bllokadat nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat ishin të vendosura që nga mbrëmja e së dielës, nga serbët lokalë të komunave veriore serbe.

Ky veprim vjen pasi Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të shtyhen masat për reciprocitet me Serbinë për cështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Të ngajshme

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi

Betohet kabineti qeveritar Kurti 4

Yllka Gashi

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime

Yllka Gashi