Telenews

Haradinaj sërish kryetar i AAK-së

Haradianj zgjidhet sërish kryetar i AAK-së
Ramush Haradinaj është zgjedhur kryetar për edhe një mandat tjetër në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK).
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK-së, Lëlezim Blaka, të dielën.
Ai ka treguar se 558 vota ishin në total, prej tyre 518 kanë qenë pro Haradinaj që të jetë në krye të partisë. Kundërkandidat nuk kishte.
Ndërkaq, dy vota ishin kundër, 3 abstenime dhe 5 vota të pavlefshme.
AAK-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte fituar pak më shumë se 7 për qind të votave.
Të dielën gjatë fjalimit të tij para delegatëve të AAK-së ka thënë se “do ta shpëtojnë Kosovën nga populistët”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj