Telenews

Haradinaj: Shkëputet kontrata për objektin me qira të AAK-së

 

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se kontrata e qirasë për objektin e subjektit të tij është shkëputur.

Kështu bëri të ditur ish-kryeministri përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur qytetarë, Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qera të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor. E falënderojmë qiradhënësin për bashkëpunimin e deritashëm!”, shkroi Haradinaj.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj