Telenews

Haradinaj: Thaçi të kthehet në Presidencë qoftë edhe për një ditë, është në nderin e Kosovës sepse u mor nga posti –

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij se Hashim Thaçi duhet të rikthehet në pozitën e presidentit të Kosovës pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Ai, në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ka thënë se beson se Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të shpallen të pafajshëm dhe do të lirohen nga akuzat.

Sipas tij, rikthimi i Thaçit në Presidencë, madje edhe vetëm për një ditë, do të ishte në nder të Kosovës.

“Me Thaçin i kam pas dallimet e mia, por është në nderin e Kosovës me u rikthy në postin e presidentit, sepse ai u mor nga posti i presidentit dhe do të ishte në nderin tonë me e kthy të paktën për një ditë. Kosova e ka borxh me i thanë, prej këtu ke shku, këtu kthehu”, ka deklaruar Haradinaj.

Deputeti i Aleancës ka thënë se një veprim i tillë, sipas tij, do të dëshmonte vetëdije të lartë kombëtare nga institucionet dhe shoqëria.

Haradinaj ka deklaruar gjithashtu se beson se një numër i madh i deputetëve do ta mbështesnin Thaçin për president.

“Thaçi është marrë nga institucioni i Presidencës së vendit. Kthimi i tij në këtë post, do të ishte një dëshmi se ne dimë t’i bëjmë disa veprime në përputhje me interesin kombëtar”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 shtator

Rrezarta Ramaj

LIRIA NUK GJYKOHET…

KushtrimGuraj

Të enjten vendoset për kryetarin e Gjykatës Administrative, dy kandidatë në garë –

KushtrimGuraj