Telenews

Haradinaj zbulon emrin e kandidatit për kryetar të Istogut në zgjedhje nga rradhët e AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një takim me aktivistë të këtij subjekti politik në komunën e Istogut.

Haradinaj me këtë rast ka takuar edhe aktivistë të AAK-së nga diaspora të cilët ndodhen për pushime në Kosovë.

Gjithashtu, përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar për kandidaturën e Ukë Blaka për kryetar të Istogut.

“Iu bashkova sot në Istog, deputetit Bekë Berisha dhe kryetarit të Aleancës për Gjermani, Ukë Blaka në takim me aktivistë të Aleancës në këtë qytet. Gjithashtu, një rast i mirë të takoj aktivistë të Aleancës nga diaspora të cilët janë me pushime në atdhe. Njerëz me vlera e të zotë, me suksese të dukshme në shumë fusha. Me kënaqësi e urova z. Ukë Blaka për shpalljen e kandidaturës për kryetar të Istogut”, ka thënë Haradinaj.

Të ngajshme

Pesë ushtarë vriten në sulmin izraelit ndaj Iranit

Erzana Fazliu

Irani konfirmon vdekjen e shkencëtarit të dhjetë bërthamor

Erzana Fazliu

Po vjen projekti më i dashur për Ronela Hajatin

Erzana Fazliu