Telenews

Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.

Kjo vizitë është mundësuar pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.

Në refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore

Të ngajshme

Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Valjeta Turkaj

Nga kanagjegji në altar, Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë

Erzana Fazliu

Tragjike: Vdes një foshnje 9-muajshe në QKUK

Erzana Fazliu