Telenews

Haxhi 2025, i fundit gjatë verës për 16 vitet e ardhshme

Arabia Saudite ka konfirmuar se Haxhi nuk do të bie më gjatë verës deri në vitin 2041

Autoritetet saudite kanë njoftuar se Haxhi i vitit 2025 do të jetë hera e fundit që zhvillohet gjatë stinës së verës – për një periudhë prej të paktën 16 vitesh. Kjo ndodh për shkak të kalendarit islamik, i cili lëviz çdo vit rreth 10 ditë më herët. Si pasojë, nga viti 2026, Haxhi do të zhvillohet në pranverë dhe më pas në dimër.

Ky ndryshim pritet të sjellë lehtësim për miliona pelegrinë, të cilët janë përballur me temperatura shumë të larta gjatë viteve të fundit.

Në Haxhin e vitit 2024, në Mekë u regjistruan temperatura deri në 51 gradë Celsius. Vetëm për një ditë, mbi 2,700 persona pësuan goditje nga nxehtësia dhe pati edhe humbje jete.

Sipas parashikimeve:

Nga viti 2026 deri në vitin 2033, Haxhi do të bie në pranverë.

Nga 2034 deri në 2041, do të mbahet në dimër.

Verës do t’i rikthehet vetëm në vitin 2042.

Për vitin 2025, pritet që rreth 1.8 milion pelegrinë të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, që do të jetë i fundit nën temperaturat përvëluese të verës.

Të ngajshme

Rutte deklarohet pas takimit me Zelenskyn

Donat Hashani

Paradite dha dorëheqje nga detyra e ministrit, pasdite njofton nënshkrimin e një Udhëzimi administrativ

Donat Hashani

Osmani pranon letrat kredenciale, ambasador i ri i Malit të Zi në Kosovë do të jetë ky shqiptar

Donat Hashani