Telenews

Haxhi Shala ftohet për intervistim nga Specialja

 

 

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Haxhi Shalën, të njohur me nofkën e luftës si “Komandant Topi”. Lajmin e kanë konfirmuar shkurtimisht për Gazetën Insajderi familjarë të Shalës.

Të njëjtit kanë thënë se ai është duke u intervistuar në Fushë Kosovë, tek zyrat e EULEX-it.

Deri më tani, s’dihen detaje të tjera lidhur me këtë rast.Shala ishte ftuar si i dyshuar për intervistim edhe përpara tri vitesh në Hagë.

Gazeta do t’ju mbajë të informuar në kohë reale lidhur me ngjarjen.

Të ngajshme

IDF përpiqet të detyrojë civilët të largohen nga qyteti i Gazës

KushtrimGuraj

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

KushtrimGuraj

Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për këtë veprim në raport me Izraelin

Donat Hashani