Telenews

Haxhiu: E kam dhënë dëshminë time për rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se ishte intervistuar më herët nga prokuroria lidhur zhdukjen e mostrave nga laboratori i toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu tha se dëshminë e saj ka kishte dhënë në muajin janar.

“Siç e dini unë e kam raportuar këtë rast në Prokurori. Më 18 janar e kam dhënë dëshminë time. Për këtë kam njoftuar edhe publikisht”, tha Haxhiu.

Derisa është raportuar në media se ajo është intervistuar sot nga ana e Prokurorisë.

Ndërkaq të marten pritet të intervistohet edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.

Intervistimi i tij do të ndodh në orën 10:00.

Ai kishte deklaruar gjatë një konference për media se ekzistojnë video-incizime lidhur me atë se kush ka mundur t’i zhduk mostrat nga laboratori i IML-së në rastin e Astrit Deharit.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj