Telenews

Haxhiu: Gjykata Komerciale u funksionalizua, u tha se s’mund të bëhej edhe 5 vjet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë që Gjykata Komerciale u funksionalizua, edhe pse aludohej se nuk do të ndodhte një gjë e tillë edhe për 5 vjet të tjera.

“Në korrik të vitit të kaluar, Qeveria procedoi në Kuvend, ligjin që themelonte Gjykatën Komerciale. Edhe përkundër zotimeve tona për funksionalizim të shpejtë të saj, në debate televizive gjithandej, thuhej se Gjykata Komerciale nuk mund të funksionalizohet para 5 viteve!  Gjykata Komerciale filloi punën shumë pak muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit”, ka thënë Haxhiu përmes një statusi në Facebook.

Tutje Haxhiu e ka falënderuar Kuvendin për mbështetjen si dhe “Këshillin Gjyqësor për bashkëpunimin dhe angazhimin për funksionalizim të Gjykatës Komerciale”.

“Punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, uroj ta kryejnë punën me nderë dhe përkushtim dhe vetëm në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin”, tha ajo.

Të ngajshme

Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Valjeta Turkaj

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Valjeta Turkaj

Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet prokurorisë sapo ë ketë ftesë zyrtare

Valjeta Turkaj