Telenews

Haxhiu i ashpër me Kurtin: Gënjeshtar, mashtrues e zhvatës

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, për mosinvestime në sport.

Haxhiu, duke komentuar disa deklarime të Kurtit se do të investojnë 200 milionë euro në investime për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit, ka thënë se “ku ishte që 4 vite që nuk i investoi këto miliona në sport”.

“Premtime boshe te mashtruesit Albin Kurti.  Ku ishte që 4 vite që nuk i investoi këto miliona në sport, ky kryeministër gënjeshtar, mashtrues dhe zhvatës? Ku ishte që 4 vite që nuk realizoi asnjë investim në infrastrukturën sportive. Përkundrazi,  i bllokoi investimet në:

Stadiumin Nacional,

Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” – Mitrovicë,

Stadiumin e Gjilanit,

Stadiumin e Pejës,

Stadiumin e Gjakovës,

Stadiumin e Prizreni….!”, ka shkruar Haxhiu në Fcebook.

Sipas Haxhiu, deklarimet për investimet nisin nën “ethet e zgjedhjeve”.

“Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investoj miliona euro në infrastrukturën e futbollit. Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndërruar në gërmadha dhe fusha të baltosura.

Besoj e mbani mend lojën e Kosovës me Izraelin që u zhvillua në baltë, për shkak se nuk u investua as në bari të fushës së stadiumit nacional”, ka shtuar më tej Haxhiu.

 

 

source

Të ngajshme

E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin

KushtrimGuraj

Haalandi vazhdon të çudisë, 48 gola në 48 ndeshje në Evropë

KushtrimGuraj

City dy herë në avantazh, në fund fiton Real Madridi i krijuar për Champions

Donat Hashani