Telenews

Haxhiu ia kthen Haradinajt: T’u dha posti i kryeministrit sepse kërcënove me luftë të re

Baton Haxhiu përmes një kolumne të botuar në AlbaniaPost ka sulmuar ashpër Ramush Haradinaj.

Sipas gazetarit, Haradianjt i është dhënë posti i kryeministri për t’ia menaxhuar kërcënimet për një luftë të re.

“Smajl, dërgoja letrën Ramushit”, quhet kolumna e Haxhiut ku ka thënë se Haradinajt i është i nevojshëm vetëm pse është destruktiv në opozitë.

Këto pretendime Haxhiu i ka lidhur me bashkëpunimin e Haradinajt me Lëvizjen Vetëvendosje gjatë viteve sa Isa Mustafa ishte kryeminsitër.

“Ramush Haradinaj deri më sot ka dhënë vetëm një shembull të qartë të rëndësisë së tij në politikë. Ai është i nevojshëm në qeveri vetëm pse është tepër destruktiv në opozitë jo pse është produktiv në pushtet. Atij i është dhënë posti i Kryeministrit, mes tjerash, nga pamundësia për t’ia menaxhuar kërcënimet për luftë të re, dhunën e ushtruar në sheshet e Prishtinës dhe hedhjen e lotsjellësit në Kuvend. Si Kryeministër, ndërkaq, marrëveshja që ka nënshkruar me Malin e Zi ka qenë përmbajtësisht e njëjtë”, ka thënë ndër tjerash Haxhiu.

Të ngajshme

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi