Telenews

Haxhiu për Kurtin: Ne ia kemi lënë Kosovën me drita, ndërsa ky sot e ka kthyer në terr

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, fajëson Qeverinë Kurti për problemet me energjinë elektrike, duke thënë se kjo gjendje është shqetësuese për shkak të paaftësisë së qeverisë për të siguruar energji elektrike për qytetarët.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova ai u shpreh se problemi i energjisë elektrike në vendin tonë ka qenë problem i tejkaluar, por me ardhjen e kësaj qeverie u rikthyen qirinjtë.

Ndërkaq lidhur me arsyetimin se probleme me energji po vijnë për shkak të mbingarkesës, Haxhiu tha se  është diçka e paqëndrueshme sepse nëse e krahasojmë numrin e banorëve në Kosovë  para katër vjetësh, kemi më pak banorë.

“Ky problem nuk arsyetohet me këtë, por ka të bëjë me keqmenaxhim dhe mosinvestim në rrjet të energjisë elektrike dhe në rifkreskimin e nyjeve kyçe për të mbajtur sistemin dhe me mossigurimin e energjisë elektrike siç është me kontratë.”

“Me ardhjen e kësaj qeverie është rritur importi i rrymës për 5-6 fish. Kurti e ka lënë Kosovën në terr. Ne ia kemi lënë Kosovën me drita, ndërsa ky sot e ka kthyer në terr. Reduktimet janë rikthyer me këtë qeveri. Edhe e ka bo shtrenjtimin e energjisë elektrike”.

“Kemi të bëjmë me një kryeministër që është i lidhur drejtpërdrejt me mafinë energjetike. Qeveria ndodhet në një situatë që ka dështuar ta menaxhojë”, deklaroi Haxhiu.

Të ngajshme

BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë euro

Valjeta Turkaj

Vajzës i tha se është shumë keq, kjo është gjendja e nënës së Benitës, që iu lut të kujdeset për të

KushtrimGuraj

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian pas thashethemeve për ribashkim

KushtrimGuraj