Telenews

HAXHIU SOT NË HAGË VIZITON KRASNIQIN DHE HARADINAJN

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot nis ditën e dytë të takimeve në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në procese gjyqësore atje.
Haxhiu këtë të enjte do të ketë dy takime, njërin me ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe tjetrin me ish-nënkryetarin e OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Gjatë ditës së djeshme, Haxhiu ka takuar ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati, dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.
Kujtojmë se për takim ministren Haxhiu e refuzoi ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
 

Të ngajshme

Pse plani i Laburistëve britanik me Kurtin për dërgimin e emigrantëve në Kosovë pritet të dështojë, sipas “The Telegraph”

KushtrimGuraj

Pacolli bën fajtor këtë person për problemet me Aeroportin e Vlorës

Donat Hashani

Totaj: Jam i hapur për koalicione në Prizren, përjashto LVV-në dhe Emilia Rexhepin (VIDEO)

Donat Hashani