Telenews

Ndalohen punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, mungonin masat e sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar mungesa të masave të nevojshme të sigurisë, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për shkak të këtyre parregullsive, është marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në këto objekte, deri në përmbushjen e kërkesave ligjore dhe eliminimin e rreziqeve të konstatuara.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore dhe të krijojnë kushte të sigurta për punëtorët.

“Siguria dhe mbrojtja e jetës e shëndetit të punëmarrësve mbetet prioritet i panegociueshëm”, ka theksuar Inspektorati.

Të ngajshme

Zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit: “Do të përfundojmë keq, shpirt”

Yllka Gashi

Aksioni me vezë ndaj Kurtit, Kadrijaj: Ndjeva obligim moral dhe patriotik me thy akullin e opozitës

Yllka Gashi

Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë

Yllka Gashi