Telenews

Haxhiu, Tahirit: A je në gjendje me u dorëheq nëse deklarata për institucionet në veri është e pavërtetë?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuara nga opozita të mos thotë të pavërteta lidhur me gjendjen e institucioneve në veri.

Ajo iu drejtua shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke e pyetur nëse është i gatshëm të japë dorëheqje nëse ajo që ka thënë se në veri nuk ka gjyqtarë dhe prokurorë, është e pavërtetë.

“Mos i keqinformoni qytetarët e Kosovës. Me dalë Abelard Tahiri dhe Arben Gashi të thonë që s’ka prokurorë dhe gjyqtarë në veriun e vendit tonë, shumë pak është me thënë keqinformim. I nderuar Tahiri, a je në gjendje me dhënë dorëheqje nëse ajo çka ke thënë është e pavërtetë. Tash jam e gatshme që bashkë me ty dhe Arbenin me shku në Prokurori në veri dhe në Gjykatë në Mitrovicë, aty janë prokurorët dhe gjyqtarët. Mos shpifni, mos manipuloni”, tha Haxhiu.

Të ngajshme

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Yllka Gashi

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Yllka Gashi

U shpall “non grata” për veprime në dëm të Shqipërisë, reagon Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s’matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet

Yllka Gashi