Telenews

HAXHIU THOTË SE LIGJI PËR TËRHEQJEN E PARAVE NGA TRUSTI DUHET TË KALOHET ME PROCEDURË TË JASHTËZAKONSHME

Pas krizës ekonomike, dhe shtrenjëtimit të madh, kemi parë që nuk ka ndonjë veprim shtesë stimulative nga ana e Qeverisë, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu.
Bekim Haxhiu, i ftuar në emisionin “Ditari” në tëvë1, me Flaka Zogu, ka folur për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve pensionale në krizën e rritjes së çmimeve.
Ai tha se me 9 mars tashmë është dorëzuar projektligji i cili u mundëson qytetarëve të tërheqin mjetet nga kursimet e tyre pensionale.
“Me 9 mars është dorëzuar një projektligj për plotësim ndryshimin e ligjit për fondin e kursimeve pensionale, që u mundëson qytetarëve  të tërheqin nga 10 deri në 30 perqind kursime te tyre nga trusti”, shtoi ai.
Ku sipas tij, në këtë fazë është mëse e nevojshme që në këtë krizë ekonomike njerëzit të kenë më shumë mjete për shkak të frikës dhe panikës që ishte para disa dite, sepse sot një pjesë e madhe e qytetarëve janë në kushte të vështira ekonomike.
Sipas Haxhiut, kjo çështje duhet të mendohet më gjatë, por është e sigurt që qytetarët nuk rrezikojnë të mbesin pa pensione nesër, nëse në Kuvend bëhet reforma pensionale.
“Unë mendoj që duhet te mendohet pak më gjatë kjo çështja e trustit, dhe çështja e fondit pensional, nuk rrezikojnë qytetarët të mbesin pa pensione nesër nëse në kuvend e bëjmë reformën pensionale që kemi kohë brenda 1 ose 2 viteve, ku çdo qytetar pas moshës 65 vjeç e ka të garantuar pensionin e tyre bazuar në pagën që merr, ku gjenerata paguan për gjeneratë, sepse një pjesë e njerëzve që kanë pasur paga të ulëta, pas pensionimit brenda 5-6 viteve i kanë harxhuar mjetet e trustit” tha Haxhiu.
Ndërsa për t’u avansuar qytetarët me këto mjete, partitë demokratike duhet të punojnë bashkë, tha Haxhiu.
“Këto janë mjete të qytetarëve, t’u avansojmë në këtë kohë krize, duhet të gjitha partitë politike pa dallim, te punojnë bashkarisht në sistemin e ri pensional të Kosovës”, u shpreh ai.
Haxhiu mendon se për ekonominë e vendit, tërheqja e trustit nuk është e dëmshme, pasi që do të kishte benefite ekonomia.
“Ekonomsë së vendit kjo i bënë mirë, nuk kam ndonjë konsideratë për ata që thonë se kjo i bënë dëm ekonomisë, jo sepse këtu do të futeshin miliona euro në qarkullim, do të kishte benefite ekonomia”, tha tutje.
Ai rikujtoi tërheqjen e trustit në herën e fundit ku kanë tërhequr mjetet diku rreth 420 qytetarë, dhe mendon se po ashtu është e nevojshme që kjo të ndodhë edhe tani, që t’u japin mbështetje përsëri familjeve.
“Herën e fundit nga tërheqja e trustit, janë tërhequr 197 milionë, ku kanë aplikuar dhe tërhequr mjetet diku 420 mijë qytetarë, pra me një vendim të Kuvendit janë mbështetur 420 mijë familje, dhe sot kështu duhet të veprojmë njëjtë, që në këtë krizë të jetë një mbështetje, e pastaj të punojmë ta bëjmë reformën pensionale që të ketë një siguri dhe garanci për të gjithë”, tha ai.
Haxhiu tha se, tashmë e gjitha kjo është në dorën e kryesisë, por nëse nuk e bëjnë të mundur, do të ketë edhe një hap tjetër për të realizuar tërheqjen e fondeve.
“Tani është në dorën e kryesisë së Kuvendit që sa më shpejtë të procedojë për votim në Kuvend, nëse kryesia e Kuvendit vendos që me urgjencë ta futë në Kuvend mendoj që do të ishte më se e nevojshme, por nëse nuk e bëjnë është edhe një hap tjetër që mund ta bëjmë, i mbledhim nënshkrimet dhe më pas e fusim më procedurë të jashtëzakonshme” shtoi tutje.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani