Telenews

Haxhiu zotohet të emërojë noterë të rinj në një proces të ligjshëm dhe të drejtë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në shënimin e 10 vjetorit të themelimit të Odës së Noterëve të Kosovës, uroi Odën dhe të gjithë noterët, duke vlerësuar se shërbimi i noterisë vazhdon të jetë i nevojshëm dhe i pazëvendësueshëm, si për qytetarët ashtu edhe për funksionimin dhe konsolidimin e mirë të sistemit të drejtësisë.
Haxhiu u zotua se brenda mandatit të saj dhe gjatë këtij viti, do të përkujdeset që t’i emërojë noterët e rinj në një proces të ligjshëm dhe të drejtë.
Në fjalën e saj, ministrja tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në kuadër të profesioneve të lira në drejtësi, dhe se do të vazhdojë përkushtimi për të forcuar edhe më tej këtë segment të drejtësisë.
Ajo përmendi se një proces tjetër aktual, është hartimi i aktit të ri nënligjor për Tarifat Noteriale, për të cilin është duke u punuar së bashku me Odën e Noterëve të Kosovës.
Me këtë akt nënligjor do të mundësohet lirim nga pagesa e tarifave noteriale për disa kategori të qytetarëve, si dhe do të ri-rregullojnë aspektet e tjera lidhur me zbatimin e këtyre tarifave.
Ministrja theksoi edhe faktin se me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, kanë ideuar digjitalizimin e sistemit noterial, dhe se ky projekt është planifikuar të nisë gjatë këtij viti.

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi