Telenews

Haziri: Lajçak e Escobar na njoftuan se Serbia në Bruksel e përmendi Asociacionin

Nënkryetari i LKD-së, Lutfi Haziri, ka thënë se janë njoftuar nga emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Asociacioni i Komunave Serbe ishte temë e diskutimit më 18 gusht në Bruksel.

Ai tha se Escobar e Lajçak thanë asociacioni s’ka qenë çështje primare, por është përmendur e në veçanti nga pala serbe, teksa shtoi se kryeministri Kurti në platformën 6-pikëshe ka insistuar që të fillohet me bisedime për çështje konkrete.

“Ajo që është e vërtetë e madhe e fakt është se ndërmjetësit ndërkombëtarë e në këtë rast edhe lehtësues sic është ShBA-ja, kanë ndikim në një dinamikë dhe agjendë që t’i detyrojnë palët të ecin bashkë dhe sipas asaj që janë dakorduar takimet e rregullta mujore, ekipet e tyre në baza ditore të punojnë në cështje që janë të hapura dhe duhet një vullnet politik më i madh në Prishtinë”, është shprehur Haziri në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Haziri tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, s’ka negociuar asgjë deri më tani, teksa tha se zëvendësi i tij, Besnik Bislimi si i deleguar i Kurtit ka arritur që të gjejë rrugë për disa çështje të mundimshme, teksa shtoi se takimi i 18 gushtit ka dhënë shpresë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Bisilimi si negociator i deleguar i Kurtit, ka arritur që disa nga çështjet e mundimshme dhe marrëveshjet që s’janë zbatuar ka arritur që ta gjejë një rrugë duke e lehtësuar Brukseli e Washingtoni protokollin e implementimit të tyre”.

“Kurti ende s’e kemi parë në negociata të drejtpërdrejta teksa takimi i gushtit po cilësohet si hapi i parë i tij i cili në pesë orë e ka hapur një kaptinë dhe ka krijuar një shpresë që mund të shkohet drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Haziri

Të ngajshme

Kuvendi mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Rrezarta Ramaj

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Rrezarta Ramaj

Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

Rrezarta Ramaj