Telenews

Haziri vazhdon t’ia bëjë vetes qejfin: Pa LDK-në as nuk bëhen as nuk mbyllen proceset

lutfi-haziri:-zgjedhjet-ne-kosove-jane-te-demtuara

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se pa LDK-në as nuk bëhen as nuk mbyllen proceset.

Ai fillimisht tregoi nëse po e ndjek “hija e Rugovës” tek LDK-ja që në momente të vështira të dal para mediave.

“Natyrisht që unë jam rrit dhe kam ardhë në këtë moshë, prej 4 marsit të 1990 kam hyrë në Lidhjen e Rinisë Demokratike. Jam mësu që sfidat të bën të suksesshëm jo ikja prej problemit por marrja me problem”, tha Haziri në T7.

“Diçka që LDK-në pas lirisë së Kosovës, e ka përcjellë edhe me formula zgjedhore edhe me formula politike, edhe me angazhime krejt kjo parimi i sulmit në LDK, duke e pasur vetëm një vlerësim peshën që e bartë LDK-ja, edhe kur i ka pasë me një kohë numër të madh të deputetëve edhe kur i ka pasë 49 edhe 25, edhe 13 edhe sot 20, LDK-ja po e runë rëndësinë e vet, pa LDK-në nuk bëhen as nuk mbyllen proceset”, tha tutje ai.

Të ngajshme

Trump në takim me Netanyahun, ka një mesazh të qartë

Donat Hashani

Fahrije Hoti çon në Athinë rrëfimin historik frymëzues të grave të Krushës

Donat Hashani

Imer Hakaj dorëhiqet nga posti i drejtorit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore

Donat Hashani