Telenews

“Helmetat e Bardha” akuzojnë OKB-në për trajtim të pabarabartë të tërmetit në Siri

Drejtori i grupit sirian të mbrojtjes civile “Helmetat e Bardha” ka akuzuar OKB-në për mënyrën e reagimit “të keq” ndaj tërmetit në Siri dhe duke vepruar në mënyrë “të pabarabartë”.

Duke folur me korrespondentët e OKB-së në Gjenevë përmes videolidhjes nga Idlibi, Raed al-Saleh tha se 100 orë pas goditjes së tërmetit, ndihma e vetme që arriti në veriperëndim të Sirisë ishin gjashtë kamionë me furnizime që ishin planifikuar tashmë përpara tërmetit.

Dërgimet humanitare të OKB-së në pjesë të Sirisë që janë ende në duar të opozitës janë shtyrë për një vit për shkak të shkurtimeve me insistim të Rusisë të kalimeve kufitare tokësore nga Turqia në Siri, raporton BBC, përcjell Telenews.al.

Rusia thotë se ndihmat duhet të shkojnë përmes Damaskut, sidoqoftë, sot “Helmetat e Bardha” thanë se qeveria siriane nuk ka dërguar asgjë në veriun e Sirisë.

Raed al-Saleh propozon që OKB mund të provojë të hapë më shumë korridore humanitare, por “nuk ka dashur ta zemërojë Rusinë”.

Zyrtarët e OKB-së e kundërshtojnë këtë interpretim. Kreu i ndihmave emergjente të OKB-së, Martin Griffiths do të shkojë në veriperëndim të Sirisë këtë vikend. Por, mbetet e paqartë nëse ai do të takohet me “Helmetat e Bardha”. /Telenews.al/

Të ngajshme

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj