Telenews

“Hera e fundit” thotë Capital T në këngën e re

“hera-e-fundit”-thote-capital-t-ne-kengen-e-re

Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Hera e fundit” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent të këngës janë “Kavag Studio”, teksti është shkruar nga Capital T, teksa muzika nga Rzon dhe Pllum Beats.

Foto: YouTube/Screenshot

Për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Koen Heldens.

Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij.

Foto: YouTube/Screenshot

Kujtojmë që kjo këngë e Trim Ademit (emri i plotë) vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm me Anxhela Peristerin dhe Mandin “Habibi” që sollën gjatë sezonit të verës.

Të ngajshme

Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton –

KushtrimGuraj

Don Xhoni thyen rekordin e radhës – albumi i ri i tij arrin 100 milionë dëgjime

Yllka Gashi

Nipi zbulon fjalët e fundit të Michael Jackson: “Shihemi në korrik”

Yllka Gashi