Telenews

Hidhet poshtë padia për përdhunim e Ronaldos

Një gruaje nga Nevada, e cila pretendon se ishte përdhunuar nga Cristiano Ronaldo në Las Vegas në vitin 2009, i është hedhur poshtë padia civile në gjykatën federale.

Drejtësia amerikane kishte vendosur në
vitin 2019 të mos e ndiqte penalisht portugezin, për mungesë provash.

Paditësi i ka kërkuar sulmuesit të Manchester United deri në 200 milionë dollarë, transmeton Gazeta Express.

Në vitin 2010, ajo kishte marrë 375,000 dollarë si dëmshpërblim në këmbim të konfidencialitetit absolut mbi faktet e pretenduara, si dhe braktisjes së të gjitha procedurave.

Për avokatët aktualë të ish-modeles, kjo
marrëveshje financiare, e zbuluar nga Football Leaks, është e pavlefshme,
veçanërisht për shkak të çrregullimit psikologjik të klientes së tyre në atë
kohë dhe presionit të ushtruar ndaj saj.

The post Hidhet poshtë padia për përdhunim e Ronaldos appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj