Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton ka bërë sot një urim të veçantë për fëmijën e vetëm të saj.
Ish-sekretarja amerikane e shtetit e ka uruar vajzën e saj, Chelsea Clinton me një urim tejet domethënës.
”Gëzuar ditëlindjen shoqëruesi im me biçikletë, shoku i udhëtimit, bashkëautori, partneri prodhues, kolegu avokat dhe vajza e dashur”, shkruan Clinton në postimin e saj në Facebook, transmeton Telenews.al
Të kujtojmë se Hilary është e martuar me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, një president heroik dhe historik sidomos për shqiptarët e Kosovës, pasi në kohën sa ai ishte nën-drejtimin e shtetit amerikan, dha urdhër për ndërhyrjen ushtarake kundër Serbisë përmes sulmeve ajrore, duke i sjellë Kosovës lirinë dhe pavarësinë.
Sikurse burri i saj Bill, ashtu edhe Hilary janë prej përkrahësve dhe miqëve më të mëdhenjë që ka shteti i Kosovës e ky vend nuk do ti harrojë asnjëherë të mirat, që këta dy njerëz i bënë popullatës kosovare në kohët më të vështira. /Telenews.al/


