Hiqni njollat e verdha nga jastëkët duke shtuar një përbërës të thjeshtë kuzhine në lavatriçe
Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa çarçafët e bardhë dhe të pastër, por problemi është se ato njollosen shumë lehtë.
Jastëkët e bardhë shpesh marrin njolla të verdha me kalimin e kohës, zakonisht nga djersitja gjatë gjumit ose nga flokët e lagur apo të yndyrshëm kur shkojmë në shtrat.
Larja e rregullt ndihmon që njollat të mos nguliten, por ka edhe disa mënyra të tjera për t’i mbajtur jastëkët edhe më të bardhë. Në një faqe në Facebook me këshilla pastrimi, një anëtare kërkoi ndihmë për heqjen e njollave të verdha që soda e bukës dhe uthulla e bardhë nuk kishin arritur t’i largonin.
Nga më shumë se 300 komente, zgjidhja më e rekomanduar ishte përdorimi i një tablete që përdoret për larjen e enëve në lavatrice. Sipas shumë personave që merren me pastrim, kjo jep rezultate të shkëlqyera me shumë pak mundim.
“Përdorni një tabletë për larjen e enëve në lavatriçe. Është një truk pa mundim që heq të gjitha njollat vetëm me një cikël larjeje”, tha Cat Christine.
Ngjashëm rekomandoi edhe një përdoruese tjetër e cila pohoi se e përdorë këtë produkt për të larë jastëkët dhe rrobat e bardha.
Tabletët e enëlarëseve gjenden lehtësisht në shumicën e supermarketeve.
Disa persona të tjerë rekomanduan kristalet e sodës si alternativë. Ato ndihmojnë në zbardhjen e rrobave dhe janë të njohura për pastrimin e lavatriçeve.

