Telenews

Historia sentimentale prapa orës që princi William e mban në tri dekadat e fundit

historia-sentimentale-prapa-ores-qe-princi-william-e-mban-ne-tri-dekadat-e-fundit

Familja mbretërore zotëron disa nga stolitë më të shtrenjta dhe magjepsëse duke përfshirë edhe orët. Por, princi William i qëndron besnik vetëm një ore që e mban prej shumë vitesh. Pas saj qëndron një histori sentimentale.

Edhe pse princi, pasuria personale e të cilit llogaritet në 30 milionë funte (34.5 milionë euro), me siguri se mund t’i përballojë stolitë që dëshiron, megjithatë ai i ka qëndruar besnik vetëm një ore, pa të cilën rrallë është parë në tri dekadat e fundit.

Është fjalë për modelin Omega Seamaster Professional që iu dha trashëgimtarit të ardhshëm të fronit nga nëna e tij, princesha Diana, përpara se të vdiste në aksidentin tragjik në vitin 1997.

Diana ia dha djalit të saj orën kur ai ishte ende shumë i vogël. Kur princesha vdiq, William ishte vetëm 15 vjeçar dhe që atëherë e mban orën si kujtim për nënën e tij.

Quartz 300M është prej çeliku, ka një numërues të kaltër, të mbuluar me xham safir dhe është rezistues ndaj gërvishtjeve. Versione të ngjashme të kësaj marke janë jashtëzakonisht të njohura në tregun e sotëm.

Të njëjtin model e ka mbajtur edhe aktori Pierce Brosnan, kur luante agjentin sekret, James Bond dhe besohet se çmimi i tij është rreth 3.000 funte (3.460 euro).

William rrallëherë shfaqet në publik pa këtë orë të veçantë, ndërsa dhuratën e nënës së tij e kishte në dorë edhe në ditën e dasmës me Kate Middleton, gjatë turneve mbretërore, si dhe në të gjitha evenimentet e tjera të rëndësishme.

Të ngajshme

“Drag Queen” flet për të dashurën e tij

Portali Telenews

“Sherri” i Mihrije Brahës dhe Remzie Osmanit, reagon Naim Abazi

KushtrimGuraj

Ja kush u zgjodh modelja e vitit 2022

Genc Gerguri