Ballkani i Suharekës është kampioni më i ri i elitës së futbollit kosovar për stinorin 2021/22.
Skuadra e prirë nga trajneri shqiptar, Ilir Daja në pjesën e dytë të kampionatit, ka arritur të kurorëzohet për herë të parë në histori të klubit me një titull kampioni, shkruan Telenews.al
Barazimi i sotëm në derbin e Anamoravës me Gjilanit dhe Dritës, i ka konvenuar më së shumti ekipit të Ballkanit që tri xhiro para fundit të stinorit, shpallet kampion i Kosovës.
Vlen të ceket se ekipi suharekas deri tani ka zhvilluar një stinor fantastik me 21 fitore, 4 humbje e 7 barazime dhe 3 xhiro para fundit, 70 pikë të grumbulluara.
Sigurisht që ky është një titull historik për klubin që ka histori 75 vjeçare. /Telenews.al/

