Telenews

“Hot Blood”, serial kosovar që synon Netflixin

ASK JACK Movie është kompania filmike kosovare që ka gati serialin 10 episodësh të titulluar “Hot Blood”.

Kompania ASK JACK ka publikuar trilerin e “TV – Serialit” të saj më të ri me titull Hot Blood. Para disa jave pjesë të këtij filmi televiziv janë dhënë premier në Cineplex në Prishtinë.

Trimi, një djalë i ri, i gjendur mes një tollovie pa fajin tij, vepron për te mbrojtur moralin dhe nderin e tij dhe te shoqërisë. Me kalimin e kohës dhe gjatë meditimit fillon t’i hedhë drite komplet ngjarjes dhe pas daljes nga burgu, udhëton në kërkim te së vërtetës dhe dëshiron te vejë vete drejtësi.

Ky është pak a shumë përmbajtja e serialit dramatik “Hot Blood”, një TV-serial i rrethuar me plotë mistere, ku një djalë i ri dëshiron të arrijë deri tek e vërteta.

Kjo e bën Trimin një protagonist kryesor duke e shpirë atë herë në rrugë të ligjit e herë jashtë çdo kornize të tij. Cili është Trimi, a janë veprimet e tija të justifikueshme? A justifikohet mjeti duke ditur qëllimin? Të gjitha këto mund të zbuloni në serialin Hot Blood, që pritet të transmetohet në njërën nga platformat televizive në Kosovë.

Ngjarja e këtij seriali, në bazë të asaj që është parë në Cineplex zhvillohet në tri periudha dramatike. Nga episodi 1-3 mbledh informacione për ata të cilët e kanë fut në luftë.

Prej episodës 4-6 Trimi do të zbulojë ata të cilët e kanë fut në burg dhe përcillet me aksione të shumta. Tre episodet e fundit e dërgojnë Trimin në përballje finale me armiqtë e tij.

Në rolet kryesore të këtij seriali paraqiten Lirim Topalli, Veton Osmani, Vedat Haxhiislami, etj. Regjia është punuar nga Jack Tahiri kurse skenari është shkruar nga Fidan Tahiri. /Telenews.al/

Të ngajshme

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi

Kurorëzohet basketbollisti i njohur, Dardan Berisha

KushtrimGuraj