Telenews

Hoti: BE-ja t’ia imponojë, e jo ta lusë Serbinë për t’i hapur arkivat

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë në Kosovë, tha se janë në Gjenevë të Zvicrës ku para Kombeve të Bashkuara po e ngritin zërin, po kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën për mijëra familje që i kanë më të dashurit e tyre të zhdukur.

Hoti tha se po kërkojnë ndihmë nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe të gjitha institucionet e drejtësisë që t’ia imponojnë Serbisë që t’i dorëzojë arkivat në mënyrë që të mos i mbaj peng më familjarët e personave të zhdukur që vazhdojnë t’i kërkojnë ende më të dashurit e tyre.

“1584 familjarë tanë janë ende që mungojnë. Shpresat tona nuk humbin, nuk shuhen dhe s’do të vdesin asnjëherë. Në bazë të zhvillimeve aktuale që po ndodhin edhe në Bruksel edhe në Kosovë, regjimi aktual serb është shumë kundër bashkëpunimit në fushën e dhënies së informacioneve apo arkivave që po kërkojmë”.

“Në vazhdimësi, në çdo takim që e kemi qoftë me palën serbe apo edhe me Brukselin po vazhdojmë të kërkojmë me ngulm që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë që ajo ta imponojë, jo ta lusë e t’i bëjë presion Serbisë, por ta imponojë që t’i hap arkivat”, tha Hoti në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Të ngajshme

Urimi i Presidentes Osmani për Vitin e Ri 2026

Donat Hashani

Hamza uron qytetarët për Vitin e Ri: Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin

Donat Hashani

Bora paralizon rrugët në Poloni, kolona të veturave deri në 20 km

Valjeta Turkaj