Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, sa i përket dërgimit të ligjeve në Gjykatë Kushtetuese, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti në mbledhje të Qeverisë së Kosovës sot ka deklaruar se nuk mbahet në mend kur janë dërguar më tepër ligje në Kushtetuese sesa tash.
Sipas tij, kjo është “synim për të penguar reformën”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Hotit, i cili në një postim në Facebook, ka thënë se ligjet dërgohen në kushtetuese kur ka dyshime se cenohet rendi kushtetues. Hoti ka thënë se ai që ka frikë nga dërgimi i ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike e jo fisnike.
“Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, shkroi Hoti.

