Telenews

Hoti: Marrëveshja e Washingtonit, mundësi e humbur

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vlerësuar se po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë Marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, Kosova sot do të merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej.

Me rastin e pesëvjetorit të nënshkrimit të saj Hoti në një status në Facebook, e ka cilësuar Marrëveshjen si arritje historike për Kosovën, e cila sipas tij, “krijonte mundësi unike për: (1) fuqizimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe (2) vendosjen e Kosovës në qendër të zhvillimeve ekonomike në rajon përmes projekteve madhore infrastrukturore”.

“Po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje, Kosova sot do të merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej, me Fushë-Kosovën si port i thatë tregtar që do të lidhte portet e Durrësit dhe të Selanikut, për të vazhduar në veri për Evropën Qendrore. Në aspektin politik, marrëveshja solli njohjen nga Izraeli, duke e thyer bllokadën disa-vjeçare të mungesës së njohjeve dhe duke e avancuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se marrëveshja është neglizhuar nga institucionet e Kosovës.

“Për fatin e keq të Kosovës dhe të secilit qytetar, marrëveshja u neglizhua nga institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet e vitit 2021. Kur u nënshkrua kjo marrëveshje, u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme. Sot, pas pesë vitesh, të gjithë pa përjashtim janë të bindur për rëndësinë e saj strategjike, përfshirë ata që e cilësonin si tradhti kombëtare”, ka shkruar Hoti.

 

Të ngajshme

Zjarr masiv në Hereq të Gjakovës, flakët përfshijnë 150 hektarë – një zjarrfikës përfundon i lënduar –

KushtrimGuraj

Djali i Jakup Krasniqit me vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi, ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri –

KushtrimGuraj

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it –

KushtrimGuraj