Telenews

Hoti: Qeveria ka injoruar arsimtarët, mjekët, policët, pensionistët e shërbyesit civilë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka vazhduar të komentojë raportin e buxhetit të vitit 2023.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit, derisa janë injoruar shumë kategoritë që janë në nevojë.

Ish-ministri i Financave dhe ish-kryeministri ka shtuar se janë neglizhuar mijëra njerëz nga kategori të ndryshme – përkundër përballjes me inflacionin.

“Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionistë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori.

 

source

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj