Telenews

Hoti: Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, vlerëson se qeveria nuk ka bërë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët, duke listuar edhe të dhënat se si janë rritur çmimet në krahasim me vitin e kaluar.

Me anë të një postimi në Facebook, ai u shpreh se çmimet në qershor 2022 u rritën mesatarisht 14%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar dhe se për produktet kryesore rritja ishte shumë më e madhe.

Përveç kësaj, Hoti theksoi se për çdo litër të naftës qeveria mbledh 61 centë dhe se sikur të pezullonte akcizën në naftë, sot çmimi i naftës do të bëhej 1.39 euro për litër.

Nuk është pezulluar akciza në naftë, nuk është shtuar lista e mallrave me TVSH prej 8%, nuk janë rritur pagat në sektorin publik, nuk janë indeksuar pensionet dhe ndihma sociale,” shkroi mes tjerash ai në postimin e tij në Facebook.

Të ngajshme

Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

Yllka Gashi

‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda

Yllka Gashi

Ngjarje tragjike në fermë, humbin jetën dy burra 42 dhe 72 vjeç

Yllka Gashi