Telenews

Hoxha: Më vjen mirë që Kryeministri po krenohet me punën time në Postë

Ish-drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, në një postim në Facebook, ka shkruar se Kryeminstri Kurti po krenohet me punën dhe të arriturat e Postës në kohën kur ai ishte drejtor.

Tutje, Hoxha ka treguar se dy pullat postare që kanë fituar çmime ndërkombëtarisht, të cilat Kurti i ka përmendur të martën pas vizitës në Postë, janë poashtu të fituara në atë kohë.

Postimi i plotë:

Më vjen mirë që Kryeministri po krenohet me punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi në Postën e Kosovës, dy pullat postare që fituan çmimet më të larta ndërkombëtare e të cilat ju dhanë dhuratë dje Kryeministrit janë çmime të fituara në kohën kur unë isha Drejtor i përgjithshëm i kësaj ndërmarrje.

Po ashtu marrëveshjet me institucione publike për vendosjen e zyrave postare i kemi bërë ne, ato nuk janë rezultat i këtij menaxhmenti dhe i kësaj qeverie këto marrëveshje për vendosjen e zyrave i kanë të trashëguara nga ne.Këto shërbime financiare jo bankare që i përmendi Kryeministri janë krijuar për herë të parë nga ne në Postën e Kosovës, pra janë shërbime të trashëguara.

Është me rëndësi për opinionin të kuptoj që për herë të parë Posta në pamundësi për ti ekzekutuar pagat e punonjësve ka hyrë në kredi, ka zvogëluar numrin e zyrave postare, nuk i ka deklaruar si pasuri zyrat postare në veri të Kosovës vetëm për të marr opinion të mirë nga zyra e Auditorit e që kjo përbën shkelje ligjore.

Të ngajshme

Tragjedi në Komoran: Gruaja që po kthehej nga pushimet gjendet pa shenja jete në banjo të pikës së karburantit

Valjeta Turkaj

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Valjeta Turkaj

“Ribashkimi po troket… me eskortë VIP dhe truprojë të hekurt” – Profesori ‘misterioz’ që vizitoi Kosovën si lider global

Valjeta Turkaj