Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka treguar se është takuar me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe me ministrin e jashtëm malazez Milan Roqen.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se ishin këta dy që morën vendimin për ta njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.

