Telenews

Hoxhaj zgjidhet anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është zgjedhur anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Ketë e ka bërë të ditur vetë Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ku është shprehur i nderuar që është pjesë e këtij konfigurimi të Akademisë, ku bëjnë pjesë edhe, Ismail Kadare, Lea Ypi, Rexhep Qosja e Anthony Giddens.

“Jam mirënjohës dhe kam kënaqësinë të pranoj zgjedhjen time anëtar të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, anëtarë të së cilës janë shumë emra eminentë, përfshirë Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja. Falenderoj shumë Presidentin e Akademisë, Prof. Dr. Fatos Tarifa dhe Kryesinë e saj, duke më bërë mua pjesë të këtij forumi intelektualësh eminentë mbarëshqiptarë dhe botëror!”, ka shkruar Hoxhaj.

source

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta