Telenews

Humb jetë 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua në Tiranë

Gjashtë muaj pasi u dhunua në Tiranë, humb jetën 22-vjeçarja Joy Ayoko nga Kenia. Ajo vdiq në shtetin e saj të lindjes, pak javë pasi u largua nga Spitali Ushtarak në Tiranë, për mjekim të specializuar në Kenia.

E reja u dhunua barbarisht në 14 gusht në Tiranë. Ngjarja vijon të mbulohet nga misteri, pasi për dhunimin e të resë nuk ka ende autor, transmeton Telenews.al.

Lajmin për vdekjen e 22-vjeçares e ka konfirmuar nëna e Joyt, Ruth e cila e largoi të bijën mëngjesin e 25 janarit drejt Kenias për trajtim mjekësor më të specializuar me shpresën se gjendja e saj do të përmirësohej.

Ajo u gjet e dhunuar barbarisht mëngjesin e 14 gushtit nga shoqja e saj Emili në hyrje të pallatit ku banonin në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas ka lajmëruar policinë.

E ëma e Joyt tha se nuk i besonte versionit të policisë e cila raportoi se ajo ka tentuar të vetëvritet, duke pretenduar se kjo ngjarje është fshehur dhe nuk është zbardhur qëllimisht.

Ndërkohë, policia reagoi pasi lajmi u bë publik në media duke e lënë ngjarjen nën mister pasi tha se është ngritur një hetim, por pa treguar se ndaj kujt dhe për çfarë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj