Telenews

Humb jetën 26 vjeçari në Ferizaj, ra nga kati i tretë i një banese

Një 26 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në Ferizaj, pasi ka rënë nga terasa e katit të tretë të një objekti banesor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli konfirmoi , se viktima ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit.

“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-të të një objekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet”, tha ai.

Tutje, Veseli shtoi se “nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë
”Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.”, bëri të ditur ai.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”.

Të ngajshme

“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan

KushtrimGuraj

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj mban fjalim në Kongresin Amerikan, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Donat Hashani