Telenews

Humb jetën në orar të punës punëtori i kompanisë “Uniteti” në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Pirqe të Mitrovicës, ku një person ka humbur jetën pasi është alivanosur derisa ishte në orar të punës. Rasti ka tronditur kolegët e tij, të cilët njoftuan Policinë dhe Emergjencën, raporton Telenews.al.

Burimet brenda emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një punëtor të Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave për rajonin e Mitrovicës “Uniteti”, i cili vdiq teksa po mblidhte mbeturina.

Posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, mirëpo ende nuk dihet shkaku i vdekjes, rapoton Telenews.al.

Ndërkohë kanë intervenuar edhe Policia e Kosovës, për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Dy kolegë të të ndjerit që ishin bashkë me të në momentin kritik kanë dhënë deklaratat e tyre.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Herim mbi vdekjen” dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj