Telenews

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar rastin.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, ku policia ka pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt).

“Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin e ahtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të ngajshme

Moti i keq-Telat e rrymës në Mrasor të Klinës shpërthejnë në flakë

Blearta

Rrëzohet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme

Blearta

ATK detyron 216 subjekte t’ia paguajnë kontributet pensionale të mbetura pezull punëtorëve

Blearta