Telenews

Humbja shokuese e Argjentinës, largimi befasues i Ronaldos, shitja e mundshme e Unitedit dhe rekordi i Giroud – ditë për t’u mbajtur mend në futbollin botëror

Dita e sotme (e martë, 22 nëntor) ishte përplot ngjarje sportive që kryesuan titujt e mediave botërore.

Gjithçka nisi me humbjen befasuese të Argjentinës nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror.

Përfaqësuesja e Lionel Messit u trondit në Lusail Stadium në ‘Katar 2022’ me një përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë (2-1).

Ngjarja u zhvendos te superylli tjetër i futbollit, Cristiano Ronaldo. Me një njoftim të shkurtë, Manchester Unitedi njoftoi për ndërprerjen e kontratës së portugezit, i cili kështu largohet nga Old Trafford dhe është në kërkim të një klubi të ri.

Nuk vonoi dhe erdhi lajmi që familja Glazer i ka udhëzuar bankat që të merren me shitjen e Manchester Unitedit. Grupi Raine, i cili më parë ishte i punësuar nga Roman Abramovich për të menaxhuar shitjen e Chelsea FC, do të veprojë si ‘këshilltari financiar ekskluziv’ i klubit gjatë procesit. Rothschild and Co. ndërkohë vepron si këshilltar ekskluziv financiar i aksionareve të familjes Glazer.

Klubi i Ligës Premier njoftoi të martën në mbrëmje se Glazers “po fillonin një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin”, i cili ishte krijuar për të “rritur zhvillimin e mëtutjeshëm të klubit”.

Në vijim, mbrëmja e futbollit në Kampionatin Botëror u përmbyll me fitoren e lartë të Francës (4-1) kundër Australisë në Grupin D.

Në këtë takim, Olivier Giroud i realizoi dy gola për Les Bleus duke e ngritur në 51 numrin total të golave për përfaqësuesen aq sa ka edhe legjenda Thierry Henry dhe kështu u barazua në krye si golashënuesi më i mirë në histori të Francës.

Të ngajshme

Rumani-Kosovë: Nga 674 bileta të ndara, “Dardanët” kanë blerë veç 19 deri tani

KushtrimGuraj

Tronditet sporti kosovar, Feronikeli tërhiqet nga garat e Superligës së Futbollit

Donat Hashani

VIDEO Pamjet e Rodrit duke provokuar pa pushim Vinicius, befasuan shumë njerëz

Donat Hashani