Telenews

Humbja tragjike e jetës së tre qytetarëve të Kosovës në Vjenë, Konjufca u shpreh ngushëllime familjarëve

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve të Republikës së Kosovës në Vjenë të Austrisë si pasojë e një aksidenti në vendin e punës gjatë pasdites së djeshme.

“Që nga marrja e lajmit e deri tani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, ka qenë dhe vazhdon të jetë në koordinim të vazhdueshëm me familjet dhe autoritetet përkatëse për të siguruar mbështetjen e plotë dhe për të lehtësuar çdo procedurë të nevojshme”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka shtuar se: “Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami ishin pjesë e diasporës sonë – një shtyllë e pazëvendësueshme e Kosovës. Për dekada, njerëzit tanë jashtë vendit kanë mbajtur gjallë lidhjen me atdheun, kanë mbështetur familjet e tyre, kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, dhe kanë qenë zë i Kosovës kudo në botë. Humbja e tyre nuk është vetëm humbje për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë që në kohët më të vështira ka gjetur mbështetetjen kryesore në përkushtimin dhe sakrificën e bashkëatdhetarëve tanë”.

“Në këtë ditë të rëndë për Kosovën, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, ka shkruar Konjufca.

Të ngajshme

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Valjeta Turkaj

Thaçit i hiqen kufizimet për vizita me një person, i mbeten në fuqi për të tjerët

Valjeta Turkaj

BIK del me njoftim: Namazi i Bajramit falet në 06:18

Valjeta Turkaj