Telenews

Humolli deklarohet për mocionin eventual të mosbesimit ndaj Qeverisë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, e konsideron të padrejtë shkarkimin e Qeverisë Kurti në këtë situatë.

Humolli tha se qeveria aktuale ka vazhduar me kurs të njëjtë si qeverisjet e kaluara, derisa komentoi nismën e AAK-së për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti.

“Qeveria Kurti posa i ka bërë dy vjet me u shkarkuar. Në momentin aktual është e kalkuluar jo e drejtë me kërkuar me shkarkuar Qeverinë. Pra Qeveria Kurti ka dështuar me ndërrur kurs politik prej që është ndërtuar si Qeveri. Ka vazhduar me kurs të njëjtë si AAK, PDK e LDK”, u shpreh ai.

Sipas tij për gjendjen aktuale kanë faj të gjithë deputetët.

“Rezultati i gjendjes aktuale është rezultat i mospunës së qeverive të kaluara. Kemi faj të gjithë deputetët”, u shpreh ai.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj