Telenews

Hungaria nuk e arreston Netanyahun në Budapest, përballet me kërkesë për sanksione

Një panel gjyqtarësh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë raportuar Hungarinë pranë organit mbikëqyrës të gjykatës për dështimin në arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë vizitës së tij në Budapest në prill, duke deklaruar se kjo shkelje minon rëndë aftësinë e gjykatës për të sjellë drejtësinë.

Sipas The Times of Israel, në një dokument të publikuar vonë mbrëmë, paneli prej tre gjyqtarësh ka shkruar se “detyrimi për të bashkëpunuar ishte mjaft i qartë për Hungarinë” dhe se dështimi për ta arrestuar Netanyahun “minon seriozisht aftësinë e Gjykatës për të realizuar mandatin e saj.”

Kujtojmë se Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk ka forcë policore dhe varet nga shtetet anëtare për të ekzekutuar urdhërarrestet. Ndërsa, organizata mbikëqyrëse e gjykatës, Asambleja e Shteteve Palë, ka kompetenca të kufizuara për të sanksionuar Hungarinë.

Raportohet se kjo çështje do të shqyrtohet në mbledhjen e saj vjetore në dhjetor.

Lideri hungarez, i konsideruar nga kritikët si autokrat dhe si penguesi më i madh i konsensusit brenda BE-së, ka mbrojtur vendimin e tij për të mos arrestuar Netanyahun. Gjatë vizitës, Viktor Orban deklaroi se angazhimi i vendit të tij ndaj ICC-së ishte “gjysmak” dhe ka nisur procesin për tërheqjen e Hungarisë nga gjykata.

Të ngajshme

Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

Yllka Gashi

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët, këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

Yllka Gashi

“A jemi në protestë apo në garë për Instagram?” – reagimi i protestueses

Yllka Gashi