Telenews

Hykmete Bajrami: Rritja e mafias energjetike, e vetmja arritje e Vetëvendosjes (VIDEO)

hykmete-bajrami:-rritja-e-mafias-energjetike,-e-vetmja-arritje-e-vetevendosjes-(video)

Hykmete Bajrami: Rritja e mafias energjetike, e vetmja arritje e Vetëvendosjes (VIDEO)

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami  ka thënë se partia që i takon ajo, nesër është në garë më partinë politike e cila siç tha Bajrami ka nënshkruar 2 mijë e 550 kontrata njëburimore gjatë mandatit të saj.

Ajo në emisionin “Jehona Politike” shtoi se Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij ka uzurpuar institucionet e Kosovës.

“Kurti dhe ministrat e tij kanë marrë vendime dhe kanë shpërndarë dhjetëra miliona euro për të blerë vota, dhe ne këto i kemi quajtur skema të korrupsionit publik, po jepen sa herë që po ka zgjedhje”, theksoi Bajrami.

Mes tjerash, Bajrami deklaroi se e vetmja arritje e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, sipas saj ishte rritja e mafias energjetike.

“800 e 11 milionë euro është energjia e importit, është rrymë vetëm nga importi, nëse e marrim edhe pjesën që e ka prodhur Koorporata Energjetike e Kosovës, kjo shumë është edhe më e madhe”.

“Nuk kemi investuar në asnjë sektor aq sa kemi investuar në të ashtuquajturën siç e ka quajtur Kurti vetë sa ishte në opozitë “mafian energjetik”, u shpreh ajo më tutje.

Të ngajshme

Padia e KEK, Hykmete Bajrami: Albin Kurti nuk po e lufton mafinë energjetike, po Janina Ymerin – nuk do të heshtim

KushtrimGuraj

Ministria e Financave thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt

KushtrimGuraj

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK’së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen aty

KushtrimGuraj